Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka drejtuar akuza kundër kryeministrit Albin Kurti, duke konstatuar se na ka lënë pa NATO, pa SHBA dhe pa BE. Kurti ka dorëzuar edhe biznesin, la jashtë pagës minimale veteranët e UÇK-së. Na solli Asociacionin më të keq të mundshëm. Na vendosi nën sanksione. Dobësoi biznesin, lodhi punëtorët e sektorit privat dhe publik. Na bëri të varur nga importi i energjisë dhe na e shtrenjtoi, dhe po na e shtrenjton prapë çmimin. I poshtëroi vlerat e lirisë duke lënë veteranët e UÇK-së jashtë pagës minimale me ndihmën e Listës Serbe”, Haradinaj tutje ka shtuar se kryeministri ka përçarë Kosovën, por edhe në rajon, me të gjithë shqiptarët, edhe në diasporë. Ky është e keqja, ka nënvizuar. Ramush Haradinaj.
