Nën kryesimin e Hajdar Sutaj, kryetar, të martën u mbajt mbledhja e parë e Komitetit për Politikë dhe Financa të komunës së Deçanit. Të pranishëm përveq anëtarëve të KPF-së, drejtoreshës për Buxhet dhe Financa, Dafina Cacaj, zyrtarët komunalë ishin edhe përfaqësuesit e OSBE-së.
Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2025
Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të KKSB-së për vitin 2025
Shqyrtimi i raportit të punës një vjeçare të Kryetarit të Komunës
Shqyrtimi i raportit të punës një vjeçare të Komitetit të Komuniteteve
Shqyrtimi i raportit analitik financiar për vitin 2024
Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim Vendimit të komisionit Komunal për emërim të rrugëve – Lista me emra rezervë të rrugëve të Komunës së Deçanit
Shqyrtimi i kërkesave
Të ndryshme
Të gjitha pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit, e cila do të mbahet të enjëtn me datë 27.02.2025.