Analisti politik, Gëzim Kasapolli, ka deklaruar se çmimi i energjisë elektrike është rritur për 199% gjatë mandatit të Qeverisë Kurti. Ai tha se rritjet kanë qenë progresive gjatë viteve të fundit. “Sipas të dhënave, në vitin 2022 çmimi i rrymës është rritur për 100%, në vitin 2023 për 15%, ndërsa në vitin 2025 pritet një rritje prej 30 deri në 35%, që në total përbën një rritje prej 199% gjatë kësaj qeverie,” u shpreh Kasapolli. Këto deklarata vijnë në një kohë kur qytetarët shprehin shqetësimin për barrën financiare të rritjes së mundshme të tarifave të energjisë elektrike.
