Magbule Shkodra

Magbule Shkodra: Kosova nuk ka kohë për kalkulimet e politikanëve, pasi aktualisht na duhet strategji e shpejtë

Analistja, Magbule Shkodra, ka theksuar nevojën për veprim të shpejtë nga liderët politikë për formimin e qeverisë, duke thënë se Kosova nuk ka kohë për pritje dhe kalkulime politike. Situata aktuale kërkon unitet dhe një qasje të përbashkët për të përballuar sfidat që po shfaqen brenda dhe jashtë vendit. Nuk kemi kohë për matematikat dhe kalkulimet e politikanëve që kanë qenë në këto zgjedhje. Nëse ata vërtet e duan shtetin, duhet të ulen bashkë dhe të hartojnë një strategji të shpejtë për t’u përballur me problemet që po presin në tavolinë, deklaroi Shkodra. Duke komentuar mbi procesin e numërimit të votave, Makbule Shkodra shprehu shqetësimin se vonesat po rrisin dyshimet dhe polarizimin në shoqëri, theksuar nevojën për organizim më efikas të procesit zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi, ka ripërsëritur qëndrimin e tij të prerë kundër çdo mundësie të koalicionit me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit, duke vënë në …