GRAPELAND Kampion i Ligës së Parë në basketboll

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi ka uruar KB Grapeland për titullin e fituar në garat e Ligës së Parë të Kosovës në basketboll. Skuadra nga Rahoveci në ndeshjen vendimtare për titull ka mundur në Palestrën “Mizair Isma” në Rahovec ekipin e KEK-ut me rezultat 83:62.

Në postimin e kryetarit Latifi thuhet:

Urime ekipit tonë, Grapeland, për fitoren e madhe në finalen e Kupës së Ligës së Parë, Final 8, me rezultat 83:62 ndaj KEKU-t! Një ndeshje e jashtëzakonshme, një ekip me zemër të madhe dhe një qytet që gjithmonë qëndron pas tij!

Faleminderit lojtarëve, stafit dhe tifozëve që e bënë këtë moment të paharrueshëm.

Kjo fitore është për Rahovecin! Ka shkruar në llogarin e tij në facebook, kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e parë të rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa i komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e parë të rregullt …