leoni

Komuna e Vitisë dhe GIZ-i gjerman bashkëpunojnë në hartimin e Planit ndërkomunal për menaxhimin e integruar të mbeturinave

Zv.Kryetari i komunës së Vitisë, z. Hasan Aliu dhe drejtori komunal për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Basri Aliu kanë pritur të mërkurën në takim përfaqësues nga projekti “Circular Urban Development Kosovo4Green” të financuar nga qeveria Federale e Gjermanisë dhe implementuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). Me këtë rast në këtë takim nga ky projekt ishin të pranishëm Vjollca Behluli, këshilltare për menaxhimin e mbeturinave dhe Drita Binaj, udhëheqëse e komponentës për menaxhimin e mbeturinave. Gjatë këtij takim ata folën për bashkëpunimin e komunës së Vitisë me këtë projekt, konkretisht të finalizimit të Planit ndërkomunal për menaxhimin e integruar të mbeturinave që pritet së shpejti të kaloj edhe procedurat në Kuvendin komunal të Vitisë. Në takim dy palët u pajtuan se është i një rëndësie të veçantë që të gjithë qytetarët vitias të janë të përfshirë në sistemin e mbeturinave por edhe të vetëdijesimit të qytetarëve për ruajtjen e mjedisit dhe bashkëpunimit të gjitha komunave dhe mekanizmave në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e parë të rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa i komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e parë të rregullt …