Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, z. Xhavit Zariqi, bashkë me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa mbajtën të mërkurën mbledhjen e dytë të rregullt.
Në këtë mbledhje u bë propozim-vendimi për planin e punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2025.
Po në këtë mbledhje drejtori komunal i Arsimit Afrim Llabjani, ka bërë propozim-vendimin për caktimin e dy anëtarëve për Komisionin për ndarjen e bursave të komunës, me ç’rast u vendos që emrat e tyre të vendosen ne mbledhjen e Kuvendit Komunal.
Pikë shtesë në këtë mbledhje pati drejtori i Urbanizmit Arbër Bytyqi. Ai bëri propozim-vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit për listën rezervë me disa emra për disa gabime teknike.
Nga ana tjetër anëtarja e KPF-së Mimoza Sojeva- Pajaziti, ka propozuar që të formohet një komision për ndarjen e banesave solidare.
Mbledhja e Kuvendit Komunal të Ferizajt do të mbahet të premten me 28 shkurt duke filluar nga ora 10:00.