James Hooper: Momenti diplomatik ndërkombëtar i Kosovës po shkon drejt ngërçit, ndërsa procesi i njohjeve është ngrirë

Xhejms Huper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin dhe të mos i japë leksione Amerikës

Ish-diplomati amerikan, Xhejms  Huper, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka deklaruar se gjëja e parë që duhet të bëjë Qeveria e Kosovës, është t’i riparojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Pa ndodhur kjo, do të ishte rrezik që Amerika të përfshihej në përpjekjet e Kosovës për të arritur marrëveshje me Serbinë.  Shtetet e Bashkuara nuk po i ndihmojnë Ukrainës. Tash kur ato janë përfshirë në zgjidhjen e atij konflikti, ato janë rreshtuar në anën e autokratit, në anën e Rusisë, e jo në anën e demokracisë së vërtetë”, thotë Huper. Shtetet e Bashkuara i kanë tërhequr disa herë vërejtjen Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, për shkak të disa veprimeve – që ato i kanë konsideruar si të pakoordinuara – në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Me ato lëvizje, zyrtarët amerikanë kanë thënë se Kosova ka vënë në pikëpyetje partneritetin mes dy vendeve. Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin dhe të mos i japë leksione Uashingtonit”, thotë njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Hooper, duke alarmuar se është shumë e rrezikshme për Kosovën kur amerikanët e shohin atë si problem.

Kontrolloni gjithashtu

Qirez

28 shkurti i vitit 1998 shënon Betejën e Qirezit e Likoshanit, që ishte një përballje e fuqishme e luftëtarëve të lirisë kundër policisë serbe

28 shkurti i vitit 1998 shënon Betejën e  Qirezit e Likoshanit, që ishte përballja e …