Gjykata e Bosnje-Hercegovinës, në Sarajevë, e ka dënuar me burg kryetarin e Republikës Serbe, Millorad Dodik

Gjykata e Bosnje-Hercegovinës, në Sarajevë,  e ka dënuar me burg kryetarin e Republikës Serbe, Millorad Dodik. Ai është shpallur fajtor dhe  dënuar me  një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit, për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Shmidt. Ky është dënimi i shkallës së parë, ndaj të cilit Dodik ka mundësi të ankohet. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të këtij entiteti, Millosh Llukiç, është liruar nga të gjitha akuzat. Në pritje të vendimit, në Banjallukë është mbajtur një protestë si shenjë mbështetjeje për Dodikun.

Kontrolloni gjithashtu

Qirez

28 shkurti i vitit 1998 shënon Betejën e Qirezit e Likoshanit, që ishte një përballje e fuqishme e luftëtarëve të lirisë kundër policisë serbe

28 shkurti i vitit 1998 shënon Betejën e  Qirezit e Likoshanit, që ishte përballja e …