leoni

Daut Haradinaj: Do të kërkojmë llogari nga Gjykata Speciale, andaj duhet të ngremë zërin të gjithë së bashku

Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga AAK, ka deklaruar se gjatë kësaj legjislature do të angazhohet për të kërkuar llogari dhe drejtësi nga Gjykata Speciale në Hagë. Haradinaj theksoi se do të bëjë gjithçka brenda kapaciteteve të tij si deputet për të nxitur mekanizmat që do të hedhin dritë mbi proceset gjyqësore ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Ai i ftoi të gjithë, pa dallim, të ngritin zërin dhe të kërkojnë drejtësi, duke e cilësuar procesin në Hagë si të padrejtë. “Ne nuk iu kjemi frikësuar asnjëherë drejtësisë, por padrejtësisë. Prandaj, ta ngremë zërin të gjithë, pa dallim, dhe të kërkojmë drejtësi,” theksoi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Hashim Thaçi dorëzon kërkesën e katërt për vizitë urgjente te babai

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paraqitur kërkesën e katërt për të vizituar urgjentisht babanë …