Lukas Mandl: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave por është bllokuar për arsye politike

Euro-deputeti, Lukas Mandl, ka deklaruar se Kosova është Shteti më i ri i Evropës, që ka origjinë të lashtë dhe nuk mund të zhbëhet

Euro-deputeti austriak, Lukas Mandl, iu ka bashkuar reagimit të kongresistit amerikan, Riçi  Torres, ndaj një deklarate kundër shtetit të Kosovës të zonjës, Kingsley Wilson, e cila në Adminsitratën e Donald Trump mori postin zëvendëssekretare e Shtypit në Departamentin amerikan  e Mbrojtjes.  Zyrtarja Wilson në një postim të vitit 2023 kishte shkruar kundër shtetit të Kosovës, duke përdorur sloganin e Trumpit në fushatë. Unë përgëzoj dhe vlerësoj qëndrimin e qartë të kongresistit Ritchie Torres  në anën tjetër të Atlantikut. Shteti më i ri i Evropës, që ka origjinën në një popullsi të lashtë të vjetër dhe një kushtetutë moderne që është shembull për bashkëjetesën paqësore të etnive dhe feve, nuk do të zhduket”, ka shkruar Lukas Mandl.

Kontrolloni gjithashtu

Qirez

28 shkurti i vitit 1998 shënon Betejën e Qirezit e Likoshanit, që ishte një përballje e fuqishme e luftëtarëve të lirisë kundër policisë serbe

28 shkurti i vitit 1998 shënon Betejën e  Qirezit e Likoshanit, që ishte përballja e …