Ylli Mece

YLLI MEÇE: BERISHA MIK I ARMIQVE TANË …DHE ARMIK I POPULLIT TË TIJ !

Në historinë e popullit shqiptar krahas figurave të ndritura të këtij kombi, përherë na kanë shoqëruar dhe figura të errëta dhe të urryera të cilët kanë qenë janë e do të ngelen armiq të popullit madje duke filluar qysh nga H. Kastrioti, E.Toptani, A. Zogu M. Frashëri  dhe gjithë ata që ngritën dorë kundër popullit, madje dhe sot në kohët e sotme; ku më i spikaturi më tipiku i cili të gjithë këta që përmenda më sipër, për nga deliri i madhështisë dhe etja për pushtet deri në kufijtë e tradhëtisë kombëtare, është e do të ngelet Sali Berisha. Në kuadrin e nje shteti borgjez, sikurse tashmë është transformuar Shqipëria, ka dhe borgjezi atdhetare e cila vërtetë shtyp e shfrytezon masat por kur vjen puna për çështje të rëndesishme të lirisë, pavarsisë dhe sovranitetit ata ngelen atdhetarë, sikurse kemi dhe borgjezi reaksionare dhe kjo e fundit është karakteristikë e borgjezisë së madhe, elementeve gjakpirës të pasuruar mbi kurrizin e popullit e të kthyer tashmë në një oligarki sunduese që drejtojnë realisht politikën pa qenë aspak në drejtim të shtetit.

Po si është e mundur që dhe pa qenë në drejtim të shtetit ata te jenë de facto dominuesit realë të politikës së vendit.?! I tillë ka qenë dhe ngelet S.Berisha, kjo mostër gjakpirse e cila sikur të ketë mbirë nga faqet e librave të Shekspirit është bërë de fakto figura më e urryer në tragjedinë e këtij populli, pavarsisht se turma të caktuara i shkojnë nga mbas. Tipa të tillë si Berisha, nuk e kanë aspak për gjë, që të shesin Memedheun për interesat e veta të “pasurisë së tyre mbretërore”. Madje Saliu pa as me të voglin ekuivok të mendimit tim personal është de fakto “Mbreti Sali Berishë Zogu i dytë” i cili duke vuajtur nga deliri çmendarak i madhështisë, është i gatshëm t’i riverë përsëri zjarrin Atdheut të vet sikurse e përvëloi në emër të luftës” kunder komunistëve”në vitet Berishiane. Për të qenë kudo i pari ne politikë, në drejtim, në pasuri,në krime, ai nuk do të ndalej të bënte pazare të hapura dhe të fshehura dhe me armiqtë tanë tradicionalë.

Janë të dokumentuara veprimet e tij antishqiptare, marrveshjet me Miloshevicin, Arkanin e deri te lëshimet një pasnjeshme që i ka berë “Megalli idhese” vorioepiriote, si një produkt i ëndrrave lakmiqare për shtrirjen e Greqisë tëresisht në jug të vendit në aksin Vlorë- Korçë. Berisha, ky hipokrit që hera- herës hiqej si atdhetar i flaktë me një përulësi neveritëse do të lëpinte ato çka kish thënë ne pranverën e vitit 1994 për Fred Bejlerin në ngjarjet me sulmin paramilitar të orkestruar nga Qeveria greke ndaj posteë kufitare të Peshkëpisë nga një bandë komando nga ku  në përbërje të saj disa greqisht folës shqiptarë antarë të OMONIA-s , PPDNJ dhe të organizatës famëkeqe MAV. Teksanë kët prag pranvere për çudinë e të gjithëve, Sala na çfaqet përkrah Bejlerit, person ky i dënuar si nga ana e Greqisë ashtu dhe nga ana e Shqipërisë – në mungesë,  këtij maskarai e banditi vrasës antishqiptar, i cili në Bashkinë e Himarës mbante të ngritur flamurin grek që në fakt ishte një sfidë e hapur ndaj sovranitetit të Shqipërisë.

Po pse e bëri këtë Berisha ? Ky shpirt katran, ky vrasës i popullit të vet, që ska asnjlë ndryshim nga vrasësi tjetër Bejleri, ky që shkaktoi gjakderdhjen më të madhe historike, të shqiptarëve – kundër shqiptarëve, ky arkitekt i vjedhjes masive dhe paramilitar që nuk e kish për asgjë të vriste këdo që i dilte përpara tankut të vet të luftëspër pushtet, madje dhe duke ripohuar në “Tv “gjithë histeri : “Provojeni dhe një herë po jua u mbajti e sa ju vlen lëkura”!  Deomos që lëkura e jonë para karrikes ku ai ve bythet e thara nuk vlen aspak, pra…. kjo figurë e urryer duke përfituar dhe nga bythëperdredhurit e korruptuar dhe lepujt frikacakë të PS, por dhe nga peshorja e anuar e padrejtësisë së drejtësisë tonë,  tashmë ka marrë revan e si një kalë i harbuar, ngërdhesh fytyrën duke kërcënuar… dhe në të pastajmen duke mikluar me propozime nga më të fantaksurat që nuk janë gjë tjetër veçse pjella të imagjinatës së tij prej psikopati, duke na i përsëritur në çdo lloj zgjedhje. Ai tashmë na çfaqet tjetër tamam si Don Kishoti me një kalë gërrmuq dhe në rolin e Sanço Pançës po përdor trapin italo-amerikan Chris La Civita…. dhe fushatën e tij vrastare, nga nacionale e ka kthyer në internacionale duke bredhur shtet më shtet për t’i treguar Evropës se ai ka qenë është e do të ngelet një faktor ogurzi për Shqipërinë.

Madje mëndja e tij e cila më shumë përbëhet nga qeliza të neuroneve të çakërdisura me marrëzitë e një psikopati, arrin deri në atë pikë sa të kërkojë votën po, prej atyre që vet i përzuri nëpër Evropë, në vitet e fakeqsisë së madhe shkaktuar”Bajloz Sali Kasapi”me qëllimqë të votojnë një tjetër tragjedi. Është karakteristike se kurrë dhe asnjëherënuk ka patur rast që të qenurit e kësaj mostre në pushtet të mos ketë qenë e shoqëruar me tronditje të mëdha sociale dhe me zemërim popullor, zemrim ky që kurre nuk i ka ardhur nga socialistët sepse një “p….dhë” të lëshojë Sala, ata ja mbathin si lepujt nëpër ferra, por ka qenë një zemërim mbarë popullor i cili e ka detyruar me forcë këtë kriminel e bandit i cili në rrugët e veta të paudhesise antikombëtare u është qepur shqiptarve si bajga mbas këpuce.

Duart e Saliut janë me gjak,  gjak ky sa i dukshëm për njerzit e ndershëm aq dhe i padukshëm për tuafët të cilët ende mendojnë se Berisha është një atdhetar i madh duke i besuar këtij demagogu me 1001 fytyra. Po ! Berisha është një antishqiptar i madh, një armik i popullit te vet…një superoligark i madh, një mashtrues i madh, nje kriminel i madh..një hipokrit i madh , një kusar i madh..një demgaog i madh, një matrapz i madh i Atdheut i cili për interesa te veta dhe të familjes së tij është i gatshëm përsëri që me flakadar në dorë ti riverë edhe një herë tjetër flakën Shqipërisë. Pra madhësitë e tij në fëlliqsira dhe krime janë thuajse të pamatëshme

 Ai nuk njeh dhe nuk mban mënd asnjë vit tjetër… veç viteve që ka shkatuar vrasje, vjedhje tragjedi dhe luftime midis shqiptarve. Për deri sa SPAK-u, atë dhe të tjerë si ai, ika lenë të lirë, apo do i lerë të lirë, do të thotë se prangat e vërteta… në duar në shpirt e në zemër i ka populli. SPAK e ka frikë Berishën, ashtu sikurse frikë e ka dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Partinë e tij Komisioni mund ta rregjistrojë, por Sali Berishen me ligj nuk i takon të jetë deputet si person i dyshuar dhe i inkriminuar. Po ku “p….dh”  Sala për ligje ?!Ligjet ata i miratojnë për ne dhe jo për veten e tyre.

Ky është shteti ynë prandaj o popull në përfundim të zgjdhjeve marrim kengës.. : “   Vritna Salë or plak i vjetër / Ca kët vit ca vitin tjetër… Vritna se e kemi hak / se dhe SPAKU, po dhjet gjak !

Dhe ai me siguri që nuk do fitojëpor dhe kjo do jetë më keq ,sepse ai,do e rindezë flakë e zjarr Shqipërinë deri në fitore… !

Kontrolloni gjithashtu

BDI

BDI: Denoncojmë publikisht spastrimin e paprecedentë etnik që po ndodh në strukturat e sigurisë dhe inteligjencës në Maqedoninë e Veriut

Me shqetësim të thellë dhe përgjegjësi të plotë ndaj stabilitetit të vendit dhe sigurisë rajonale, …