Epopeja e UÇK-së

RKL: Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku iu besua përgatitja e sivjetme e Epopesë së UÇK-së. Ai kërkon bashkëpunim me veteranët e OVL-UÇK-së

Kanë kaluar 4  vite, qyshkur mbetja serbe, jugo-aktori,  Enver Petrovci, mori çmimin për “Vepër Jetësore”, nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeko, pikërisht sepse kohë më parë Petrovci kishte thënë se më mirë kemi jetuar në kohën e Millosheviqit sesa tani nën Hashim Thaçin.  Asokohe, në reagimin e Radios-Kosova e Lirë, veç tjerash ishte botuar edhe intervista që Petrovci i kishte dhënë,  gazetares së NIN-it Tamara Spaiq. Tani po këtij  Hajrulla ministrit iu besua përgatitja e Epopesë  së UÇK-së, në 27-vjetorin e rënies së Kryekomandantit, Adem Jashari dhe jasharëve të rënë me 5.6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Drenicës.

Ditë më parë kryetari i   OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se veteranët nuk do të pranojnë të bashkëpunojnë me qeveritarët, por aktivitetet do t’ i organizojnë vet, Ministri i Kurtit. Ai  kërkoi nga veteranët të i bashkohen atij sa për ta plotësuar mozaikun dhe për të kuptuar e janë hidhëruar apo zemëruar me fyerjet çoroditëse të Albin Kurtit  drejtuar opozitës, duke i quajtur ‘hajvanë e hajvanatë’. Ndërkohë disa medie bëjnë të ditur se Ministri, Hajrullah Çeku vazhdon ta mbështesë financiarisht, gruan e jugo-aktorit, Enver Petrovci. Nuk është e thënë se tërë elektorati i Vetëvendosjes  e ka përkrahur vendimin e ministrit, Çeku, por me këtë rast pyes pesë shokët e dikurshëm të burgjeve e të luftës së UÇK-së,  që vegjetojnë dhe mrizojnë në Vetëvendosje, pse nuk reagojnë. Ata ose kanë frikë nga Albin Kurti e Dejona Mihali, ose pajtohen me  ministrin Çeku, ose thjesht mendojnë se E. Petrovci ka të drejtë.

 

Asokohe, në një intervistë me gazetaren e NIN-it, Tamara Spajiq, Enver Petrovci ka deklaruar se Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë për Millosheviqin.  Për shkak të kësaj, unë e vlerësova Millosheviqin dhe vura foton e tij. Të betohem, unë gjithmonë e mbajta foton e tij, dhe gruaja gjithmonë e hiqte atë. E vura dhe ajo e hoqi… Më mirë kemi jetuar në kohën e Millosheviqit, sesa tani në kohën e Thaçit…Përkrahja morale, mbështetja financiare e Qeverisë-Kurti për Enver Petrovcin nuk është diçka e papritur, por në radhë të parë është pajtim me qëndrimet e tij, dhe kjo flet shumë, po aq shumë sa edhe deklarata e Albin Kurtit për shqiptar-vrasësin, Oliver Ivanoviq.

Pak ditë më vonë avokatja  e tij, që shkruante shqip (NN)  kishte paralajmëruar Radion-Kosova e lirë që të hiqej komenti dhe t’ i kërkohej falje publike, jugo-gllumacit, Petrovci, ose  të ballafaqohej me ndjekje penale. Kur i tregova zonjës avokate se qëndrimi i Radios është i palëkundshëm, dhe t’ i kërkohej falje Petrovcit ishte njëjtë sikur t i kërkohej falje Millosheviqit, dhe  RKL nuk përfillë asnjë avokate, ajo u kërcënua se së shpejti do ta ngreh padinë. Kaluan pesë vite dhe padia nuk është ngritur ende. Nuk e di a është  ndër të gjallët avokatja, por gllumaci me gjak tru, mendje, qenie ADN politike  millosheviqiane, e ka thelluar qëndrimin përbuzës, fyes e përçmues  kundër UÇK-së, veçmas kundër Hashim Thaçit. Ai e ka mbrojtjen e Qeverisë Kurti, sidomos të ministrit, Harulla Çeku, ideatorit të restaurimit të kullës së fashistit shqipfolës, Xhafer Deva, në Mitrovicë. drejtë.

Në një intervistë me gazetaren e NINit, Tamara Spajiq, Enver Petrovci ka deklaruar se Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë për Millosheviqin.  Për shkak të kësaj, unë e vlerësova Millosheviqin dhe vura foton e tij. Të betohem, unë gjithmonë e mbajta foton e tij, dhe gruaja gjithmonë e hiqte atë. E vura dhe ajo e hoqi… Më mirë kemi jetuar në kohën e Millosdheviqit, sesa tani në kohën e Thaçit…Përkrahja morale, mbështetja financiare e Qeverisë-Kurti për Enver Petrovcin nuk është diçka e papritur, por në radhë të parë është pajtim me qëndrimet e tij, dhe kjo flet shumë, po aq shumë sa edhe deklarata e Albin Kurit për shqiptar-vrasësin, Oliver Ivanoviq. https://www.radiokosovaelire.com/tamara-spaic-enver-petrovcit-i-vjen-turp-qe-eshte-gjalle-ai-mbante-varur-foton-e-slobodan-milosheviqit/

 

 

 

Kanë kaluar 4 vite, qyshkur mbetja serbe, jugo-aktori Enver Petrovci mori çmimin për “Vepër Jetësore”, nga ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, pikërisht sepse Petrovci kishte thënë se më mirë kemi jetuar në kohën e Millosheviqit sesa tani nën Hashim Thaçin.  

Asokohe, në reagimin e Radios-Kosova e Lirë, veç tjerash ishte botuar edhe intervista që Petrovci i kishte dhënë,  gazetares së NIN-it, Tamara Spaiq.

Pak ditë më vonë avokatja  e tij, që shkruante shqip (NN)  kishte paralajmëruar Radion-Kosova e lirë që të hiqej komenti dhe t’ i kërkohej falje publike, jugo-gllumacit, Petrovci, ose  të ballafaqohej me ndjekje penale. Kur i treguam zonjës avokate se qëndrimi i Radios është i palëkundshëm, dhe t’ i kërkohej falje Petrovcit ishte njëjtë sikur t i kërkohej falje Milloshevuqit, dhe  RKL nuk përfillë asnjë avokate, ajo u kërcënua se së shpejti do ta ngreh padinë.Kaluan tri vite dhe padia nuk është ngritur ende. Nuk e di a është  ndër të gjallët avokatja, por gllumaci me gjak tru, mendje, qenie ADN politike  millosheviqiane, e ka thelluar qëndrimin përbuzës, fyes e përçmues  kundër UÇK-së, veçmas kundër Hashim Thaçit. Ai e ka mbrojtjen e Qeverisë Kurti, sidomos të ministrit, Harullah Çeku.  Nuk është e thënë se tërë elektorati i Vetëvendosje  e ka përkrahur vendimin e ministrit, Çeku, por me këtë rast pyes pesë shokët e dikurshëm të burgjeve e të luftës së UÇK-së,  që vegjetojnë dhe mrizojnë në Vetëvendosje, pse nuk reagojnë.

 Ata ose kanë frikë nga Albin Kurti, e Dejona Mihal, ose pajtohem me  ministrin Çeku, ose thjesht mendojnë se E. Petrovci ka të drejtë.

Ndërkohë disa medie bëjnë të ditur se Ministri, Hajrullah Çeku vazhdon ta mbështesë financiarisht, gruan e jugo-aktorit Petrovci, në radhë të parë sepse fyen dhe ofendon luftën e UÇK-së, veçmas Hashim Thaçin  dhe lavdëron e himnizon Albin Kurtin. Në një intervistë të fundit në emisionin, me Adelina Ismajlin” në RTK, jugo-aktori,  Enver Petrovci bëri disa deklarata që shkaktuan reagime të forta në opinionin publik. Në këtë intervistë, Petrovci ka vlerësuar shumë lartë Albin Kurtin, ndërkohë që ka shprehur urrejtje e nënçmime të ulëta për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deklaratat e tij kanë shkaktuar polemika për shkak të përçmimit që ai ka shfaqur kundër  disa personaliteteve të rëndësishme të historisë së Kosovës. Veçanërisht, fjalët e tij për ish-drejtuesit e UÇK-së janë vlerësuar si ofenduese nga shumë individë dhe grupe. Të dhënat e fundit tregojnë se lavdërimet e Petrovcit për kreun e qeverisë së Kosovës mund të kenë një kontekst të veçantë. Sipas raporteve, ai është kompensuar financiarisht me  13 mijë euro nga Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për shfaqjen “Pasaporta”, raporton Demokracia.com.

 Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar ashpër kundër jugo-aktorit, Enver Petrovci pas deklaratave të tij kundër krerëve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai e cilësoi Petrovcin si jugonostalgjik  dhe i sugjeroi të largohet në atdheun e tij, duke thënë: “Shko jeto atje ku ndihesh më rehat, të shpallin hero si Car Lazarin”. Në një postim në rrjetet sociale, Lushtaku shtoi se, në jetë, sukseset dhe karrierat e larta humbasin vlerën kur nuk ka liri dhe mirënjohje për to. Ai konsideron se individët si Petrovci, të mbetur në kohën e nostalgjisë për Jugosllavinë, duhet të gjejnë qetësi në atdheun e tyre. Deklaratat e Lushtakut kanë shkaktuar një valë reagimesh në opinionin publik, sepse ka shumë të tillë, madje kanë  përkrahje financiare  nga Ministra e Kulturës e ministri të tjera.  Me siguri edhe treshja pushtetarë: Kurti, Konjufca, Osmani pajtohen me deklaratat e Petrovcit, pasi deri tani nuk kanë reaguar këshilltarët e zëdhënësit të tyre.

Pikërisht në 25-vjetorin e intervenimit të NATO-s, në ndihmë të Kosovës që nisi shtetëzimin e Kosovës, aktori Enver Petroviç ka bërë komente fyese e  denigruese, edhe kësaj radhe si gjithnjë,  kundër udhëheqësve të UÇK-së, duke i quajtur ata njerëz që erdhën rastësisht në shprehje, dhe se ata “i bëri lufta”, përndryshe do të ishin vetëm badigarda. Me këtë rast kishte  reaguar analisti Ilir Mirena. Ai në reagimin e tij i kujtoi Petrovcit se guximi i eprorëve për t’u radhitur para armikut e përpjekja e tyre në ato kohë të vështira  iu solli atyre nderimin. Në një kontekst të zhvillimeve aktuale, gazetari Ilir Mirena ka shprehur kritikat e tij ndaj aktorit për cilësimet e tij, duke e karakterizuar si “fashist jugosllav”. Ai i ka bërë thirrje për të tërhequr “Çmimin për Vepër Jetësore”, i cili u nda nga Ministria e Kulturës. Në postimin e tij, ai shkroi: “Këtij fashisti jugosllav duhet t’i tërhiqet ky çmim që i është ndarë nga Ministria e Kulturës së Kosovës (Ministri Hajrullah Çeku ia ka ndarë këtë çmim)…”. Realisht pikërisht për qëndrimin e tij, fyes e përbuzës,  kundër Hashim Thaçit e UÇK-së, Petrovci e ka marrë këtë çmim nga ministri i Albin Kurtit.

Zëdhënësi i PDK-së Betim Gjoshi, ka shkruar se Roli” i ri i aktorit të preferuar të teatrove serbe për rolet antishqiptare, është tronditës me gjuhën e tij përçmuese. Ky rol fyen thellë mijëra familje që vazhdojnë të jetojnë me pasojat e mëdha të luftës nga humbja e njerëzve më të dashur të tyre në luftën për lirinë e Kosovës dhe mijëra njerëz që luftuan me atë që kishin për lirinë e vendit kundër një force të madhe ushtarake. Petrovci nuk është i vetëm. Si ai mendon edhe kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka dalë hapur kundër bombardimit të Serbisë nga NATO. Kurti është përfaqësuesi ideal i të gjithë atyre enverpetrovcëve që nuk e duan lirinë e popullit dhe vendit të tij. Enver Petrovci është prototipi i ketij pushteti dhe frymës qe promovon ai. Jo rastësisht ai fyen krerët e UÇK-se derisa i lavdëron Albinin e Vjosën. Mos u bëni kishe po çuditni me Enver Petrovcin. Ju, mbi 70 mije shqiptare, e keni votuar Donika Gervallen pasi i ka quajtur publikisht krerët e UÇK-se kriminele e vrasës. Mu pas këtyre deklaratave, Albin Kurti e ka bere Doniken ministre te jashtme.

Në kontekst të deklaratave skandaloze kishte  reaguar edhe gazetari, Lirim Mehmetaj, i cili tha se është pikërisht Enver Petrovci ai i cili e luajti rolin e Car Llazarit kur edhe aktorët serbë e refuzuan, për shkak se ishin kundër regjimit të Millosheviçit. Kur aktorët serbë, për shkak se ishin kundër regjimit të Slobodan Millosheviç-it kishin refuzuar ta luanin rolin e mbretit serb të mesjetës, Car Llazar.

Ahmet Qeriqi

Përditësuar

  1. 2.  2025

 

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Kur pena e Feti Zenelit frymon fllad Vjose dhe erë Buzi

Albert Z. ZHOLI; Kur pena e Feti Zenelit frymon fllad Vjose dhe erë Buzi

Para disa ditësh në Gjirokastër u promovuan tri libra të shkrimtarit Feti ZenelI: “Tafil Buzi, …