Hykmete Bajrami ka hedhë poshtë raportimet se LDK-ja është në bisedime për një koalicion qeverisës me Vetëvendosjen

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka hedhë poshtë raportimet se Lidhja Demokratike është në bisedime me VV-në për një koalicion qeverisës. Ajo në një përgjigje për Gazetën Blic theksoi se një raportim i tillë nuk është i vërtetë. Dihet tashmë se Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala e Avdullah Hoti kryesojnë listën e kandidatëve më të votuar të LDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe figura të tjera të njohura të LDK-së arritën të sigurojnë mijëra vota, duke treguar besimin e elektoratit dhe programin që shpalosën gjatë fushatës zgjedhore. Ndër kandidatët më të votuar ishin personalitete të njohura të partisë, e megjithatë kishte edhe surpriza. Derisa procesi i numërimit ende po vazhdon, deri më tani kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku ka marrë 94 mijë e 778 vota.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi, ka ripërsëritur qëndrimin e tij të prerë kundër çdo mundësie të koalicionit me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit, duke vënë në …