leoni

Kryetari Aliu ndau mirënjohje dhjetëra bizneseve nga Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu ka mirëpritur në zyrën e tij përfaqësuesit e dhjetëra bizneseve të kësaj komune duke iu ndarë mirënjohje si biznese të sukseshshme.

“Takuam sot, dhjetëra biznese ferizajase të cilat ma angazhimin e tyre gjatë vitit 2024, me burim të të dhënave nga ATK/Dogana e Kosovës, ndikuan në rritjen e ekonomisë lokale, duke krijuar vende të reja pune, duke shënuar rritje të eksporteve, zhvillim të prodhimtarisë e qarkullim të qëndrueshëm ekonomik, për të cilat bashkë me Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti i ndamë MIRËNJOHJE si biznese të suksesshme, kontributplote për ekonominë e Ferizajt e më gjerë.

Mirënjohje e falënderim bizneseve ferizajase që janë sinonimi i zhvillimit të Ferizajt e referenca e suksesit në gjithë gjeografinë shqiptare” ka shkruar në llogarin e tij në facebook, kryetari I komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e parë të rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa i komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e parë të rregullt …