Komuna e Skënderajt ka njoftuar se është dëmtuar stacioni i sapopëruruar i autobusëve në fshatin Prekaz i Epërm, si dhe shenjat e komunikacionit, nga persona të panjohur. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, dhe për këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila është angazhuar për të identifikuar ata që kanë mundur të shkaktojnë këtë akt të shëmtuar.
Në reagimin e Komunës së Skenderajt thuhet se ky akt është i papranueshëm.
Komuna e Skenderajt fton qytetarët që të ruajnë pronën publike dhe të denoncojnë çdo person që dëmton, shkatërron dhe abuzon pronën publike.