Urimi i kryetarit Haliti me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Kryetar i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti në emër të komunës së Vitisë në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit ka uruar të gjithë besimtarët  mysliman fillimin e këtij muaji të bekuar.

Në postimin e kryetarit Haliti thuhet:

Në emër të komunës së Vitisë dhe në emrin tim personal, në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit ju uroj të gjithë besimtarëve mysliman fillimin e këtij muaj të bekuar. Muaji i Ramazanit është një çast i mirë i reflektimit, solidaritet por është edhe një mundësi e shkëlqyer për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin përmes veprave të mira dhe duke i lënë anash ato të këqija.

Uroj që agjërimi, lutjet dhe veprat e mira që do të kryen gjatë këtij muaji t’ju sjellin paqe, shëndet dhe lumturi mes nesh.

Gëzuar Muajin e Ramazanit!

Sinqerisht,

Sokol Haliti

Kryetar i Komunës së Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e parë të rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa i komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e parë të rregullt …