Nën udhëheqjen e Kryesueses, Vlora Vuçitërna Çmega, u mbajt mbledhja e parë e Komitetit për Shëndetësi dhe përkujdesje sociale të komunës së Rahovecit për vitin 2025. Pas aprovimit të rendit të ditës u diskutua përpilimi i planit të punës për vitin 2025.
Komiteti për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale i Komunën e Rahovecit, ka për qëllim të mbikëqyrë dhe të ofrojë rekomandime për politikat dhe shërbimet në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.