Janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e Betejës së Çirezit dhe Likoshanit

Në 27 vjetorin e masakrës serbe mbi shqiptarët e vrarë në 28 shkurtin e vitit 1998, të premtën janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e Betejës së Çirezit dhe Likoshanit.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, bashkë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryesuesen e Kuvendit Komunal të Skenderajt, Adelina Spahiu, të zgjedhurit e popullit, drejtorët komunalë, anëtarë të Kuvendit Komunal, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, familjarë dhe shumë qytetarë, sot kanë bërë homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve dhe Martirëve në Likoshan, në nderim të sakrificës së tyre për lirinë e Kosovës.

Pas homazheve përkujtimore, janë zhvilluar edhe vizitat në familjet e dëshmorëve dhe martirëve, para të cilave është shprehur respekti i lartë për kontributin e tyre, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!

Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan jetën për Kosovën!

Kontrolloni gjithashtu

Urimi i kryetarit Haliti me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Kryetar i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti në emër të komunës së Vitisë në …