Albin Kurti këmbëngul që dëshminë ta jap në Kryeministri, duke i kërkuar gjykatës ta urdhërojë Prokurorinë për një veprim të tillë

Zyra e Kryeministrit të Kosovës i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë ta detyrojë Prokurorinë Speciale që ta marrë dëshminë e kryeministrit Albin Kurti në ambientet e Zyrës së Kryeministrit. Kryeministri ka qenë dhe mbetet i gatshëm të japë dëshminë e tij. Kërkesa që kjo të ndodhë në Zyrën e Kryeministrit është plotësisht e arsyeshme dhe nuk mund të interpretohet si shmangie nga drejtësia,  thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit. “Ka dyshime të forta që kjo thirrje nuk ka motiv ligjor, por politik. Në vend që të adresojë rastet e korrupsionit të profilit të lartë, Prokuroria po tenton të krijojë një perceptim të rremë kundër Kryeministrit,” thuhet më tej në deklaratë. Në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale i kërkoi Kryeministrit Kurti të paraqitej si dëshmitar në lidhje me një hetim për dyshime mbi shpërdorimin e rezervave shtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Bajrami

Profesor, Arsim Bajrami, ka kërkuar unitet të spektrit politik për t’u ballafaquar me sfidat që Kosova ka para vetës

Profesor, Arsim Bajrami,  ka kërkuar unitet të spektrit politik për t’u ballafaquar me sfidat që …