Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes Turqisë dhe Kosovës, duke vënë në dukje mbështetjen e Ankarasë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ambasadori ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë janë shumë të thella dhe se Kosova si vend i pavarur ka kontribuar në stabilitetin në Ballkan. Ai ka theksuar se Turqia është duke zhvilluar bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me vendin tonë. “Marrëdhëniet tona me Kosovën janë shumë të thella dhe shumë të rëndësishme për ne, sepse besojmë se një Kosovë e pavarur dhe sovrane ka krijuar ose ka kontribuar në stabilitetin në Ballkan. Në këtë drejtim dhe gjithashtu në përputhje me disa aleatë të tjerë të NATO-s, Turqia po zhvillon bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Kosovën. Ky është një bashkëpunim thjesht mbrojtës midis vendeve tona dhe shpresojmë që ai të kontribuojë në përpjekjet e Kosovës për ndërtimin e shtetit. Turqia së bashku me aleatet e NATO-s janë duke ofruar mbështetje për transformimin e FSK-së, ka thënë ambasadori Angili, për Ekonomia Online.
