Arrestohet në Jarinjë një punonjëse e OSBE-së e dyshuar për spiunazh në favor të Serbisë

Institucionet kryesore të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë arrestuan një grua të dyshuar për spiunazh në pikën kufitare të Jarinjës me Serbinë. Sipas Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), arrestimi u krye pas disa muajsh hetime. E dyshuara, me inicialet J.Dj, i përket komunitetit serb dhe është punonjëse e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë. Ajo dyshohet se i ka ofruar informacione Shërbimit të Inteligjencës së Serbisë (BIA). E njëjta është ndaluar për 48 orë, ndërsa njësitet e Policisë kanë kryer bastisje në banesën e saj. Ky është rasti i parë i arrestimit për spiunazh në vitin 2025. Viti i kaluar kishte shënuar arrestimin e dy shtetasve shqiptarë të Kosovës, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të dyshuar gjithashtu për bashkëpunim me BIA-n serbe. Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet vepër penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë, me dënim nga 5 deri në 12 vjet burgim.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: Kurti po e luan viktimën dhe po kërkon vëmendje në raport me Prokurorinë Speciale

Opinionisti Dardan Sejdiu ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në raport me Prokurorinë …