Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të diasporës në komunën e Drenasit, ku Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e para me 422 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 343 vota, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 285 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kanë mbledhur së bashku 6 vota.
