Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Kosova duhet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë për njohje dhe siguri

Deputeti i LDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Kosova duhet të rikthehet sa më parë në Shtëpinë e Bardhë, duke e cilësuar atë si derën kryesore për të siguruar njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. “Shtëpia e Bardhë është dera e vetme ku Kosova duhet të trokas për të siguruar njohje e anëtarësime të reja, për projekte madhore infrastrukturore e energjetike, për anëtarësim në NATO dhe për të marrë garancitë për siguri kombëtare,” tha Hoti. Ai kujtoi shtatorin e vitit 2020, kur gjatë mandatit të tij si kryeministër vizitoi Shtëpinë e Bardhë dhe siguroi njohjen e Kosovës nga Izraeli, duke theksuar se një moment i tillë nuk duhet të mbetet i vetmi. “Shtatori i vitit 2020 nuk duhet të mbetet momenti i vetëm kur Kosova u nderua dhe u respektua nga Shtëpia e Bardhë,” theksoi Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Rritje dramatike e importeve nga Serbia pas heqjes së kufizimeve nga Qeveria e Kosovës

Pas heqjes së kufizimeve ndaj mallrave serbe nga Kosova  në tetor  të vitit 2024, vlera e importeve …