Adem Lushaj: Ahmet Qeriqi – Zëri i palodhur i çështjes kombëtare

Në historinë e kulturës  gazetarisë dhe atdhetarisë shqiptare, emri i Ahmet Qeriqit zë një vend të veçantë. Si drejtor i Radio Kosova e Lirë, ai ka qenë dhe mbetet një zë i fuqishëm në mbrojtjen dhe promovimin e çështjes kombëtare. Pavarësisht sfidave shëndetësore, përkushtimi i tij nuk ka lëkundur asnjëherë, duke dëshmuar se idealet nuk i ndalin as lodhja, as sëmundja.

 

Për vite me radhë, ai ka qenë një mbështetës i palëkundur i të gjithë atyre që angazhohen për të dokumentuar dhe përhapur të vërtetën mbi historinë e Kosovës, veçanërisht mbi luftën çlirimtare dhe të drejtat kombëtare. Nëpërmjet Radio Kosova e Lirë, ai ka ndihmuar  në ndërgjegjësimin e opinionit publik dhe ka shërbyer si një urë lidhëse mes të kaluarës heroike dhe brezave të ardhshëm.

 

Në këtë frymë të përkushtimit ndaj çështjes kombëtare, Ahmet Qeriqi ka dhënë një kontribut të veçantë edhe në vlerësimin e veprës sime, duke qenë recensent i librit “Manastiri i Deçanit dhe Pronat Shoqërore”. Si njohës i shkëlqyer i historisë dhe realitetit  të Kosovës, ai ka ndihmuar në thellimin e analizës dhe në forcimin e argumenteve mbi këtë temë jetike, duke e bërë librin një referencë të rëndësishme për çështjet e pronave dhe të drejtave të shqiptarëve në raport me Manastirin e Deçanit.

 

Personalisht, kam pasur fatin që shkrimet e mia të publikohen rregullisht në portalin Radio Kosova e Lirë, një hapësirë e hapur për të vërtetën, për dëshmitë dhe për promovimin e veprave që mbrojnë interesin kombëtar. Kjo është meritë e drejtpërdrejtë e Ahmet  Qeriqit dhe ekipit të tij, të cilët me përkushtim të pashoq vazhdojnë të mbajnë gjallë frymën e atdhedashurisë në media. Ahmet Qeriqi mbetet një shembull i gjallë i rezistencës dhe idealizmit, duke dëshmuar se vullneti dhe dashuria për kombin janë më të fuqishme se çdo pengesë. Puna dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë të çmuara në shërbim të Kosovës dhe të së vërtetës  historike.

 

 

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Muharremi

Ilir Muharremi; Përjetësimi në skulpturë i figurës së Selman Kadrisë

Skulptura e Selman Kadrisë, e punuar nga skulptori Gëzim Muriqi, që shumë shpejtë do të …