Ekspertja e së drejtës ndërkombëtare penale dhe të drejtave të njeriut, Rudina Jasini, ka thënë se vendimet që do të merren në Gjykatën Speciale, në Hagë “pa diskutim” do ta njollosin veprimtarinë e luftës çlirimtare të Kosovës, por edhe pavarësisë. Ligjëruesja, seniore e Universitetit të Oxfordit është pjesë e grupit mbrojtës në çështjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. ka thënë në “Public Square” të Ditmir Bushatit se në vitin 2017, kur mbante një ligjëratë në Kosovë, ishte shokuar se sa pak dihej se çka do të na priste. Pra, nuk ishte kuptuar mjaftueshëm që një ndryshim i Kushtetutës dhe krijimi me ligj një institucioni ‘sui generis’ gjyqësor do ta njolloste, veprimtarinë e UÇK-së, sepse kjo çështje përfshin të gjitha zonat operative të UÇK-së, nga fillimi në janar 1998 deri në dhjetor 2000. Njollosja UÇK-së e dëmton edhe pavarësisë së Kosovës, ka nënvizuar, Ekspertja Rudina Jasini.
