Kuvendi i Komunës së Ferizajt mbajti mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mbajti mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit ku u diskutuan dhe u miratuan një sërë çështjesh me rëndësi për qytetarët. Mbledhja u udhëhoq nga kryesuesi i Kuvendit Xhavit Zariqi me pjesëmarrjen aktive të anëtarëve të Kuvendit Komunal.

Gjatë kësaj mbledhjeje u votua rendi i ditës, i cili përfshinte nëntë pika të rëndësishme.

Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar, si dhe votimit për planin e punës së Kuvendit për vitin 2025, kryesuesi z.Zariqi vazhdoi me rendin e ditës.

Po ashtu, në këtë mbledhje u bë propozimi i dy anëtarëve për Komisionin e ndarjeve të bursave për vitin shkollor 2024/2025. Partia Demokratike e Kosovës propozoi Elbasan Osmanin, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje propozoi Naser Beqirin, duke reflektuar përfaqësimin e subjekteve politike në procesin e ndarjes së bursave për studentët.

Një tjetër çështje e rëndësishme që u diskutua ishte formimi i Komisionit për ndarjen e banesave. Ky komision do të përbëhet nga pesë anëtarë, ku tre prej tyre vijnë nga Ekzekutivi, ndërsa dy të tjerë nga partitë politike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrasti merr pjesë në shënimin e 581-vjetorit të “Besëlidhjes së Lezhës”

Kryetari i Komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati me ftesë të kryetarit të Lezhës, Pjerin …