Kandidati i PDK, për deputet, Ferat Shala, ka publikuar pamje nga miniera e Artanës, ku ka ndodhur një përmbytje e rrezikshme nga horizonti i gjashtë. Shala e ka cilësuar situatën si pasojë të keqmenaxhimit dhe mungesës së profesionalizmit në minierë, duke paralajmëruar për pasoja të mundshme katastrofale në aspektin njerëzor, teknik dhe mjedisor. Kjo situatë është e papranueshme dhe nuk guxon të ndodhë! Pasojat mund të jenë fatale, njerëzore, teknike dhe mjedisore. Deri tani nuk ka asnjë reagim institucional dhe asnjë vlerësim nga shteti. Ferat Shala e ka konsideruar rastin si një “vepër penale mjedisore” dhe ka kërkuar ndërhyrje urgjente për të parandaluar dëme të mëtejshme.
