Misioni i OSBE-së në Kosovë ka konfirmuar se është në dijeni për arrestimin e një anëtareje të saj nga institucionet e Kosovës, e cila dyshohet lidhur me spiunazh për organet e Serbisë. OSBE ka deklaruar se nuk mund të komentojë për rastin për shkak të hetimeve në vazhdim, por është në kontakt me përfaqësuesin ligjor të të arrestuarës dhe po monitoron nga afër mirëqenien e saj. Misioni mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar me autoritetet përkatëse, thuhet në deklaratën e OSBE-së, duke theksuar se janë në kontakt edhe me Sekretariatin në Vjenë për të siguruar respektimin e procesit të duhur. Anëtarja e arrestuar, Jelena Gjukanoviq, u ndalua të premten, ndërsa Gjykata Themelore i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
