Komuna e Vitisë me një seancë solemne të mërkurën shënon “Epopenë e UÇK-së”

Komuna e Vitisë, konkretisht kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi ka thirrur seancën solemne të Kuvendit Komunal të Vitisë me rastin e shënimit të Epopesë së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Seanca Solemne do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Vitisë, në shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti të mërkurën me 5 mars me fillim në ora 10.00.

Për këtë seancë kryesuesi i Kuvendit ka paraparë këtë rend dite:

1. Fjala e Kryesuesit të Kuvendit komunal, z. Bekim Azizi

2. Fjala e Kryetarit të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti

3. Fjala e Pëfaqësuesit të Shoqatave të dalura nga Lufta e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mbajti mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mbajti mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit ku …