Publikohet agjenda për Epopenë e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila mbahet më 5,6 dhe 7 mars

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar me agjendën e aktiviteteve për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’, Ministria e Mbrojtjes ka theksuar se do t’i kujtojë me përulësi sakrificën e dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të këtyre heronjve të kombit. Sipas agjendës, manifestimi i Epopesë së UÇK-së do të fillojë më 5 mars, ku në orën e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës do t’i kushtohet Epopesë. Aktivitetet do të kulmojnë më 7 mars, me një program artistik që do të zhvillohet në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, për të nderuar kujtimin dhe sakrificat që kanë bërë luftëtarët e UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

OSBE është në dijeni për arrestimin e anëtares së saj në Kosovë, e cila dyshohet për spiunazh

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka konfirmuar se është në dijeni për arrestimin e një …