leoni

Edi Rama: Mbështetje financiare për 50 mësues shqiptarë në Greqi

Edi Rama: Mbështetje financiare për 50 mësues shqiptarë në Greqi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me mësuesit shqiptarë që punojnë në Greqi gjatë mesditës të së dielës, ku ka njoftuar fillimin e një programi mbështetjeje financiare për 50 mësues shqiptarë. Ky program, i cili realizohet për herë të parë nga qeveria shqiptare, synon të mbështesë mësuesit që përçojnë dhe ruajnë gjuhën shqipe tek brezat e rinj që jetojnë jashtë Shqipërisë. Rama theksoi se kjo nismë është vetëm hapi i parë dhe se programi do të zgjerohet më tej në vende të tjera me komunitete të mëdha shqiptare. Ai vlerësoi përkushtimin dhe sakrificat e mësuesve shqiptarë në Greqi, duke i cilësuar ata si bartës të një misioni fisnik për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, të cilat i cilësoi si shumë më të mira krahasuar me të kaluarën. Marrëdhëniet me qeverinë dhe autoritetet këtu janë në një moment shumë më të mirë se sa ishin, duhet të jenë më mirë, ne do bëjmë çmos që të jenë më të mira, u shpreh kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

Lirim Mehmetaj: Pushteti banditesk e pengon Prokurorinë të hap rast për Berishajn, liron Konjufcën, që e pranon fajësinë

Lirim Mehmetaj ngre dyshime për parregullsi në numërimin e votave, përmend “kontaminimin e procesit zgjedhor”

Analisti Lirim Mehmetaj ka shprehur shqetësime për parregullsi gjatë numërimit të votave, veçanërisht në lidhje …