Shqipëria hap Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin 2025

Ceremonia e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit,  ka nisur këtë të hënë në Berlin, ku Shqipëria është nderuar si vendi që çel këtë aktivitet prestigjioz, i cili konsiderohet si më i madhi në botë për industrinë e turizmit. Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën hyrëse në këtë ceremoni, ku theksoi traditën shqiptare të mikpritjes dhe harmoninë ndërfetare. A keni dëgjuar ndonjëherë për një ligj në vend që i deklaron se shtëpitë tona i përkasin Zotit dhe mikut? Ky ka qenë ligji i Shqipërisë mesjetare,  tha Rama, duke vënë theksin tek solidariteti i shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria u bë vendi i vetëm në Evropë që pas luftës kishte më shumë hebrenj se para saj. Kush troket në derën e një shqiptari e bën këtë prej vullnetit të Zotit. Nëse doni të ndiheni si perëndi, ejani në Shqipëri,  shtoi Rama gjatë fjalës së tij. Panairi ITB Berlin 2025 mbledh 5,800 ekspozues nga qindra vende të botës dhe pritet të jetë një platformë kyçe për promovimin e destinacioneve turistike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në sektorin e turizmit.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: Kurti po e luan viktimën dhe po kërkon vëmendje në raport me Prokurorinë Speciale

Opinionisti Dardan Sejdiu ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në raport me Prokurorinë …