leoni

Ejup Maqedonci dhe ambasadori britanik Hargreaves diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri

Ejup Maqedonci dhe ambasadori britanik Hargreaves diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Jonathan Hargreaves, ku u diskutua për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Gjatë takimit, u trajtua arkitektura e re politike globale dhe sfidat që rrjedhin prej saj. Palët ndanë pikëpamje dhe strategji mbi qasjet më efikase për t’u përballur me zhvillimet e fundit ndërkombëtare, duke vënë theksin te rëndësia e bashkëpunimit dhe partneriteteve strategjike. Ambasadori Hargreaves e përgëzoi ministrin Maqedonci për rezultatin e zgjedhjeve dhe vlerësoi angazhimin e tij në përforcimin e kapaciteteve mbrojtëse. Ai shprehu gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të thelluar më tej bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për të punuar së bashku në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal, duke eksploruar mundësi të reja për bashkëpunim në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Lirim Mehmetaj: Pushteti banditesk e pengon Prokurorinë të hap rast për Berishajn, liron Konjufcën, që e pranon fajësinë

Lirim Mehmetaj ngre dyshime për parregullsi në numërimin e votave, përmend “kontaminimin e procesit zgjedhor”

Analisti Lirim Mehmetaj ka shprehur shqetësime për parregullsi gjatë numërimit të votave, veçanërisht në lidhje …