Qeveria e miraton vendimin për themelimin e Komitetit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Behlul Jashari; Në Prekaz më 5, 6 e 7 Mars 1998, Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri e Përjetshme

PRISHTINË, 5 Mars 2025. Në Kosovë me axhendë shtetërore – veprimtari përkujtimore  shënohet 27 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qëndresës heroike e flijimit legjendar për liri e pavarësi të Familjes Jashari të sulmuar nga forcat serbe në fshatin Prekaz të rajonit të Drenicës. Sot në ceremoninë zyrtare në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë do të bëhet rreshtimi i kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku të pranishëm do të jenë krerët më të lartë shtetërorë. Do mbahet edhe Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shënimin e 27 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 Në Epopenë e Prekazit, në mbojtje të pragut të shtëpisë dhe Kosovës, në luftën për liri dhe pavarësi,  gjatë rezistencës në 5, 6 e 7 Mars 1998, plot tre ditë e dy netë, ranë heroikisht 20 anëtarë të Familjes Jashari, prej 22 që ishin në rrethimin e forcave serbe. Ndër të rënët ishte edhe Komandanti legjendar Adem Jashari. Shpëtoi djali i dytë i Rifatit, Bashkimi, dhe vajza e Hamzës, Besarta. Ndërsa në familjen e gjerë Jashari kanë rënë 56 dëshmorë. Mes tyre nëntë fëmijë dhe disa të moshuar deri 93 vjeç, të vrarë në përballje me sulmin e egër të forcave serbe të kasapit të Ballkanit, Millosheviç, i cili ka përfunduar në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.

Para 27 viteve, në 5 Mars 1998, Agjencia Shtetërore Zyrtare e Lajmeve e Shqipërisë – Agjencia Telegrafike Shqiptare – ATSH nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari raportonte se forca të mëdha serbe të blinduara kishin filluar që në mëngjes një sulm kundër shqiptarëve në Drenicë.

Forcat serbe kishin zënë pozicione e ishin fortifikuar rreth Prekazit dhe qëllonin me armë të kalibrave të ndryshëm mbi vendbanimet shqiptare. Prekazi po qëllohej edhe me topa të rëndë, dëshmonin për ATSH-në burime nga vendi i ngjarjeve, ndërsa ishin vënë në përdorim edhe helikopterë dhe nga veriu vinin njoftime se forca të reja ushtarake dhe policore nga Serbia po hynin në Kosovë nëpër luginën e lumit Ibër drejt Mitrovicës dhe nga Merdare drejt Podujevës.

Derisa vijonte sulmi i egër i forcave serbe në Prekaz, Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova,  në 6 Mars 1998, në një konfrencë shtypi në Prishtinë para rreth 200 gazetarëve të vendit, trojeve shqiptare e të mediave botërore, prej ku raportonte korrespondenti i ATSH, përsëriste thirrjen drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për të ndërhyrë pa humbur kohë tek autoritetet serbe dhe për t’i dhënë fund menjëherë gjakderdhjes.

Presidenti Rugova kërkonte që çështja e Kosovës të shqyrtohej urgjentisht në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Kosova të merrej, poashtu, urgjentisht nën mbrojtjen ndërkombëtare – duke lënë të nënkuptohet edhe mbrojtjen ushtarake të NATO-s.

Në 2025-tën Kosova shtet 17 vjet në 17 Shkurt festoi Ditën e Pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008,  e do festojë 26 vjetorin e Ditës së Lirisë – 12 Qershorit 1999, kur më pak se tre muaj pas 24 Marsit 1999 të fillimit të ndërhyrjes së aviacionit të NATO-s me bombardimin e pozicioneve të forcave kriminale serbe, nisën të hyjnë në Kosovë forcat paqeruajtëse shpëtimtare të NATO-s, pasuar me vendosjen e Misionit të Administratës së Përkohshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Kriza energjetike, është mungesë e dijes ekonomike dhe e vullnetit institucional

Fatkeqësisht Kosova nuk ka arritur të orientohet me zhvillimin e një strategjie konkrete energjetike. Mbi …