Kryetari Aliu mirëpriti në takim Përfaqësuesit e Akademisë së AC Milan për Kosovë

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore i shoqëruar edhe nga Drejtoresha komunale për Kulturë, Rini dhe Sport Xhemile Murati – Shabani kanë mirëpritur në takim zyrtarët e Akademisë së AC Milan për Kosovë, Armenda Filipaj dhe Flamur Kelmendi me të cilët ka diskutuar për mundësinë e themelimit të Akademisë së parë ndërkombëtare të vajzave të AC Milan në Ferizaj.

Postimi i kryetarit Aliu:

Mirëpritëm në takim, përfaqësuesit e Akademisë së AC Milan për Kosovë, Armenda Filipaj dhe Flamur Kelmendi, me të cilët bashkëbiseduam për mundësinë e themelimit të Akademisë së parë ndërkombëtare të vajzave të AC Milan në Ferizaj, mundësi kjo e jashtëzakonshme për sportin dhe sportistët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi Latifi vizitoi kolektivin e Shkollës “Isa Boletini” në Rahovec

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuest, kryetari i Komunës së Rahovecit, z.Smajl …