Afrim Gashi shkel me dy këmbë gjuhën shqipe dhe përfaqësimin e shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike në Kuvend

Afrim Gashi: Nga 1 prilli kalimi kufitar Kosovë-Maqedoni e Veriut me një ndalesë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka njoftuar se nga 1 prilli pritet të hyjë në fuqi sistemi i kalimit kufitar me një ndalesë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, i ngjashëm me atë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Përgatitjet teknike janë në fazën përfundimtare, ndërsa aspektet politike dhe administrative tashmë janë të përfunduara. Në bazë të informacioneve që i kam, mendoj se janë përgatitjet finale. Po testohen pajisjet dhe softuerët. Në aspektin politik, administrativ, protokollar, gjithçka është në rregull, tha Gashi.  Nëse niseni nga Shkupi, ndalesa do të bëhet vetëm në Han të Elezit, pa u ndalur në Bllacë. Ndërsa kur vini nga Prishtina në Shkup, ndalesa do të bëhet vetëm në hyrje të Maqedonisë së Veriut. Të dhënat do të ndahen mes dy policive dhe kjo do të përshpejtojë shumë qarkullimin, sqaroi Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Në adresë të Radios Kosova e Lirë kanë mbërritur letra, telegrame dhe mesazhe ngushëllimi nga të gjitha trojet shqiptare

PDK ngushëllon për ndarjen nga jeta të Profesor Ahmet Qeriqit

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur dhembje të thellë për ndarjen nga jeta të Prof. …