leoni

Washington Post e Associated Press shkruajnë kryeministri i Kurti refuzon sërish të dëshmojë në Prokurori, për një rast korrupsioni

Mediat e mirënjohura  amerikane, “Associated Press” dhe “Washington Post”, kanë raportuar për mosparaqitjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar lidhur me skandalin e Rezervës Shtetërore. Sipas raportimeve, kjo është hera e dytë që Kurti refuzon të paraqitet në Prokurori, duke kërkuar që dëshmia e tij të merret në zyrën e tij. “Ai nuk është i akuzuar në këtë rast, por zyrtarë të tjerë janë, theksohet në artikullin e AP-së, i cili është publikuar edhe në Washington Post. Në një deklaratë për media, Kurti e cilësoi ftesën e Prokurorisë si politike, duke thënë se ajo po e keqpërdor lirinë për të luftuar Qeverinë, e jo krimin dhe korrupsionin.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në adresë të Radios Kosova e Lirë kanë mbërritur letra, telegrame dhe mesazhe ngushëllimi nga të gjitha trojet shqiptare

PDK ngushëllon për ndarjen nga jeta të Profesor Ahmet Qeriqit

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur dhembje të thellë për ndarjen nga jeta të Prof. …