William Walker: Gjykata Speciale në Hagë, nuk më lejoi t’i takoj Hashim Thaçin, Kadri Veselin Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin

Ish-udhëheqësi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka kritikuar Gjykatën Speciale të Hagës për trajtimin ndaj ish-liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi. Ai tha se ata po mbahen padrejtësisht në paraburgim prej 4  e  më shumë  vitesh për krime që nuk i kanë kryer. Walker po ashtu ka bërë të ditur se i ka kërkuar Gjykatës leje për t’i takuar të akuzuarit, por kjo nuk i është mundësuar me arsyetimin se është një procedurë e ndërlikuar. Ai theksoi se ish-liderët e UÇK-së nuk ishin pjesë e një strukture të organizuar ku çdo urdhër vinte nga lart dhe zbatohej poshtë.  Walker ka treguar se në shtëpinë e tij në Uashington mban të ekspozuar flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në dhomën e ndejës, si simbol i përkushtimit dhe kujtimeve nga koha e luftës. Kaloj shumë kohë duke menduar për Kosovën, për atë që ndodhi këtu, për përfshirjen time, për gjërat që kanë shkuar mirë dhe për disa gjëra që nuk kanë shkuar aq mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate ngushëllon për ndarjen nga jeta të prof. Ahmet Qeriqit

Me dhembje të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Ahmet Qeriqit, një …