Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj sot në orën 11:00, do të bëjë homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit në Prekaz

Familja Jashari është zemër e qëndresës sonë, lufta e UÇK-së, vulë e përjetshme e arritjes më të madhe kombëtare, thotë Ramush Haradinaj

Me rastin e shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kryetari i i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se familja Jashari është zemër e qëndresës sonë, e lufta e UÇK-së, vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare. Sot e si vjet për vjet Prekazi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, aty ku sakrifica arriti kulmin e saj; kujtojmë Epopenë e UÇK-së, të gdhendur përjetësisht në historinë e kombit shqiptar, me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve të flijuar për liri. Familja Jashari është zemër e qëndresës sonë, e lufta e UÇK-së, vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare. Lavdi të rënëve ndër breza! Lavdi luftës së UÇK-së!”, ka shkruar Ramush Haradinaj pas vizitës, në Prekaz.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate ngushëllon për ndarjen nga jeta të prof. Ahmet Qeriqit

Me dhembje të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Ahmet Qeriqit, një …