Nderim i përjetshëm për sakrificën e familjes Jashari që vulosi lirinë tonë

Sot, në seancën solemne të Kuvendit të komunës së Prishtinës u përkujtua dhe u nderua sakrifica e pavdekshme e familjes Jashari – një akt trimërie që shënoi pikë kthese në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë.

Mirënjohja e dorëzuar pjesëtarit të familjes, z. Bekim Jashari nuk është thjesht një simbol, por një zotim i Kryeqytetit se sakrifica e tyre do të mbetet përherë në themelin e shtetit tonë, në ndërgjegjen kombëtare dhe mbi të gjitha në zemrat tona, ka shkruar i pari i kryeqytetit, z. Përparim Rama.

Me përkushtim të plotë për të ruajtur dhe nderuar këtë trashëgimi, Kryeqyteti, ka caktuar tashmë lokacionin për monumentin e Heroit Legjendar “Adem Jasharit”, lokacion për të cilin kemi pëlqimin edhe të vetë familjes Jashari.

Ky monument do të qëndrojë si dëshmi e përjetshme e lavdisë dhe heroizmit të tij, thuhet në postimin në facebook, të kryetarit, Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

U përurua lapidari për mësuesin Jashar Krasniqi në Tërpezë të Poshtme të Malishevës

Në kuadër të shënimeve të aktiviteteve të shumta të manifestimit “Epopeja e UÇK-së” dhe 7 …