Përparim Rama, ndau mirënjohje për familjen Jashari, si simbol të sakrificës e angazhimit të kryeqytetit në ruajtjen e vlerave

Përparim Rama, ndau mirënjohje për familjen Jashari, si simbol të sakrificës e angazhimit të kryeqytetit në ruajtjen e vlerave

Përparim Rama, ndau mirënjohje për familjen Jashari si simbol të sakrificës e angazhimit të kryeqytetit në ruajtjen e vlerave. Për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komuna e Prishtinës ka organizuar një seancë solemne, ku kryetari i komunës, Përparim Rama, ndau mirënjohje për familjen Jashari si simbol të sakrificës dhe angazhimit të kryeqytetit në ruajtjen e vlerave të shtetit të Kosovës. Derisa seanca nisi me intonimin e himnit të Kosovës dhe atij kombëtar, u mbajt edhe një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve dhe martirët e UÇK-së. Rama theksoi se sakrifica e familjes Jashari ka qenë një pikë kthese në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë, duke kujtuar momentet e marsit 1998, kur në Prekaz nuk u zhvillua thjesht një betejë, por një legjendë. Ai e vlerësoi Adem Jasharin dhe familjen Jashari si figura të pavdekshme të lirisë dhe kujtoi se Kosova duhet të jetë një vend i drejtësisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate ngushëllon për ndarjen nga jeta të prof. Ahmet Qeriqit

Me dhembje të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Ahmet Qeriqit, një …