Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se në katër vite qeverisje, ai dhe partia e ti, paskan ecur në rrugën e përcaktuar nga Epopeja e UÇK-së. Në mbledhjen solemne të qeverisë me rastin e 27-vjetorit e Epopesë së UÇK-së, ku kishte ministra kundërshtarë, denoncues, madje edhe dëshmitarë të Prokurorisë, në Hagë tha me krekosje e hipokrizi se përvetësim i epopesë dhe luftës është korruptim i idealit të saj. Prekazi u përket të gjithë shqiptarëve. Kurti tha se çdo lëshim në kufi dhe në veril ishte vetëm një korruptim i sovranitetit në të kaluarën, duke lënë të kuptohet se ai me militantët e tij e paskan çliruar Kosovën dhe duke mohuar realitetin që e njeh Kosova dhe mbarë bota.
