Në  Obranq të Besianës: Zbulohen mbetje mortore të mundshme të të zhdukurve nga lufta

Gjatë muajit janar, gjatë varrimit të një bashkëfshatari në fshatin Obranq të Besianës banorët hasën në një batanije të mbështjellë në thellësinë e tokës. Dyshimet se në të mund të jenë mbështjellë kocka njerëzore i bënë ata të adresojnë shqetësimin te institucionet përkatëse. Mëngjesin e 5 marsit, ekskavatori doli në terren për të nisur gërmimet, ndërkohë që ishin të pranishëm ekspertë mjekoligjorë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, zyrtarë nga Drejtoria e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit dhe organizata lokale. Gërmimet që u zhvilluan për disa orë çuan në gjetjen e mbetjeve mortore, të cilat dyshohet se i takojnë personave të zhdukur me dhunë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit tha: Kemi gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore të minimumit të një individi. Megjithatë, identiteti i tyre dhe numri i saktë do të mund të përcaktohet pas analizave mjekoligjore, duke përfshirë testimin ADN.

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi: Profesor Ahmeti nga sot, nuk është krijues, por veprimtaria e tij i siguron Pavdekësinë bashkë me Përjetësinë e shqiptarisë!

Është ndarë fizikisht nga jeta atdhetari Ahmet Qeriqi! Është dhembje për të gjithë, jemi zvogluar …