leoni

Artan Demhasaj: NISMA ka bllokuar votën në Malishevë

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Artan Demhasaj, ka deklaruar se partneri i koalicionit, NISMA, ka bllokuar votën në Komunën e Malishevës. Demhasaj ka theksuar se dhjetë kandidatët më të votuar në këtë komunë kanë qenë nga NISMA, dhe as kandidati për kryeministër i koalicionit nuk ka marrë vota. Sipas tij, kjo është një tregues i qartë i funksionimit të koalicionit. Ai ka shtuar se AAK nuk ka bërë kalkulime për të ndarë votat dhe se kandidatët e NISMA-s janë votuar në komunat bastion të AAK-së, siç janë Deçani, Gjakova, Peja dhe Klinë. Nëse e shohim dhjetëshen e parë më të votuar në Malishevë, aty shohim që dhjetë kandidatët e parë janë të NISMA-s, kjo tregon që është bërë një bllokim i votës, nuk është votuar as kandidati për kryeministër. Aleanca nuk ka bërë kalkulime, elektorati ka votuar si ka dashur, tha Demhasaj.

Kontrolloni gjithashtu

Me plot emocione, komandant Halitjaha rikujtoi përkushtimin dhe angazhimin e Profesor Ahmet Qeriqit në shërbim të atdheut

Me plot emocione, komandant Halitjaha rikujtoi përkushtimin dhe angazhimin e Profesor Ahmet Qeriqit në shërbim të atdheut

Në fjalimin e tij shumë profesional, emocional dhe përmbajtësor, komandant Sadik Halitjaha, para të pranishmëve, …