Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se nuk ka informacione zyrtare mbi një tërheqje të mundshme të trupave të NATO-s nga Kosova, pavarësisht raportimeve të fundit në media. Ne nuk kemi informacion zyrtar për tërheqje të mundshme të trupave të NATO-s nga Kosova, dhe të asnjë vendi specifik nga KFOR-i. Vazhdojmë të kemi koordinim me KFOR-in,” ka thënë Maqedonci. Ai theksoi se Kosova ka rritur buxhetin për mbrojtjen dhe ka investuar në ushtri, duke u shprehur se vendi është i përgatitur të ballafaqohet me rreziqe, gjithnjë në koordinim me KFOR-in. Raportimet mbi një tërheqje të mundshme erdhën nga gazeta gjermane “BILD”, e cila shkroi se institucionet evropiane të sigurisë janë të shqetësuara për reduktimin e trupave amerikane në Evropë, përfshirë edhe Kosovën.
