Kosovës i shtyhet kërkesa për statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Kërkesa e Kosovës për të marrë statusin e mysafirit special në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u hoq nga rendi i ditës, konfirmoi delegacioni i Kosovës pranë KiE-së. Kjo kërkesë ishte paraparë të shqyrtohej gjatë takimit të Komitetit, i mbajtur në Paris. Me kërkesë të Pablo Hispan, kryetarit të Grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP), u votua për shtyrjen e kësaj pike. Asambleja Parlamentare e KiE-së mund t’u japë statusin e mysafirit special parlamenteve të vendeve evropiane që kanë aplikuar për anëtarësim, duke u lejuar pjesëmarrjen pa të drejtë vote në seancat e Asamblesë. Në fillim të vitit 2024, Kosova dështoi të anëtarësohet në KiE për shkak të kushteve të lidhura me zbatimin e marrëveshjes së normalizimit me Serbinë, përfshirë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Zafir Berisha

Zafir Berisha, ka deklaruar se opozita duhet të formojë Qeveri të Përkohshme

Zafir Berisha nga NISMA Socialdemokrate ka deklaruar se opozita në Kosovë duhet të formojë një …