leoni

Zymer Mehani: Epopeja e Prekazit

(Më 5, 6 dhe 7 mars 1998, në Epopenë e Prekazit, në mbojtje të pragut të shtëpisë dhe Kosovës, në luftën për liri dhe pavarësi, ranë heroikisht 56 anëtarë të Familjes Jashari, 20 prej tyre të Familjes së ngushtë të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në përballje me sulmin e egër të forcave okupatore serbe)

I

Në Prekaz u ndez flaka e lirisë,

në prag të natës, nën këngë të trimërisë.

Shkrepën armët, u ngritën malet,

u bë histori, gjaku s’ndalet.

Adem Jashari, kulla në zjarr,

me zemër shqipe, fjalët ka ndarë.

“Kosova n’liri, ose mbi dhé s’jam,”

u betua fort, me shpirtin uragan.

Djem e vajza, gra e fëmi’,

u bënë mur për pavarësi.

Me gjak shkruan këngën e re,

që sot këndohet kudo n’atdhe.

Tri ditë e tri net u bë Prekazi tokë hyjnore,

në prag lirie, në prag fitoreje.

I ra armiku, por shpirtin s’ia theu,

se Jasharajt i thirri atdheu.

Sot fryn erë lirie, ndalet në flamur,

në çdo zemër që rrah e s’pushon kurrë.

Prekazi- epope që s’ka harrim,

liri me gjak, me qëndresë, me besim.

II

Në kulla të gurta, ku shqipet rrinë përherë,

lindi fjala “Liri” dhe gjaku s’u shterr.

Adem Jashari, emër i pashuar,

flakadan në skëterrë, burrë i paharruar.

Thërret Prekazi: “Ardhmërinë e mbrojmë!”

Me grykën e pushkës, jetën ia dhurojmë.

Në prag të vdekjes, buzëqeshën ata fisnikë,

se liria kërkon zemra që digjen pa frikë.

I ra topi, predha, zjarri i barutit,

po nuk e përkulën kurrë kullën e burrit.

Gratë me foshnja në gji, djemtë si dragoj,

bashkë u bënë legjendë, e jona mburojë.

Tri ditë e tri net u dogj qielli vërtet,

po shpirti i Jasharajve u bë meteor e shpresë.

Nga Prekazi nisi rruga e pakthim,

për t’ia sjellë Kosovës lirinë me gëzim.

E sot, kur era përshkon fushat dhe malet,

dëgjohet zëri i Ademit: “Mos i harroni idealet!”

Se për këtë tokë u bënë flijimet e lavdishme,

e në çdo zemër jehon si kënga më e ndritshme.

III

Në agun e fundit kur dielli s’pati fjalë,

kulla u mbush me erën e mortit ballë për ballë.

Në Prekaz rënkonin gurët bashkë me dheun,

se vinte stuhia, e ne lidheshim me besë për atdheun.

Ademi ngriti sytë, mbi tym e barot:

“Mos qani për ne, s’e nuk vdesim kot.

Por flijohemi për një tokë pa zinxhirë, për një dhé të lirë,

për këngën që nis aty ku mbaron frymë e dëlirë.”

Në gjoksin e Hamzës, fuqishëm u mbështet fjala dhe pikë,

e fëmijët, engjëj, e pranuan edhe vdekjen pa frikë.

Në çdo qerpik u ngjiz amaneti i fundit, për emrin e Zotit

“Mos na qani, se bijtë tanë do t’i rritë vetë shpirti i kombit.”

Dhe ra nata e zezë, po nata u kthye në dritë shqim,

se gjaku që derdhëm, ka rrënjë pa mbarim.

Sot troku i kalit të lirë zgjon tokën tonë,

e kush prek Kosovën, na ndjen prapë në zezonë.

Ne jemi Prekazi që s’vdes, që s’harrohet,

në krah të shqiponjës, betimi vazhdohet.

Këndo për ne, bir i tokës, mos pusho aspak,

se liria pa kujtesë është fjalë që bie në shtrat.

IV

Prekaz, kulla në zjarr,

gjaku i patharë.

Ademi – flamur,

Hamza – gur.

Fëmijët – lule,

në gjak e pekule.

Tri ditë, tri net,

Pushka kërcet.

Nuk u dorëzuam,

Kulla s’u shëmb.

Lirinë e shkruam,

me shpirt e dhëmbë.

Kosovë, mos harro,

kjo tokë ka zot,

në çdo varr lot,

në çdo prag zot.

Prekaz për jetë,

këngë nëpër jetë.

V

Prekazi s’ka vdekur, jeton me ne,

në çdo zemër, në tonin atdhe.

Nga zjarri lindi liria me besë,

Jasharajt flakë, në histori kujtesë.

Kur nata ra, pushka këndoi,

Ademi tha: “Do të qëndroj!”

Në prag të kullës, qëndresa s’ra,

një popull u ngrit, një tokë u shpëla.

Dhe kur fryn era në Drenicën tonë,

zërat që s’ndalen kurrë, i dëgjon.

Amaneti është fjalë që jeton,

Kosova n’ liri, me gjak që ndriçon.

E ne këndojmë, kurrë s’harrojmë,

Prekazi është kënga që e trashëgojmë.

VI

Ej, ngrite dorën për Prekazin,

për flakën që ndezi gjithë Ballkanin!

Jasharajt s’janë veç histori,

janë gjaku që rrodhi për liri!

Në Drenicë, u drodh toka,

u ndez kënga, u godit me topa.

Ademi thirri: “S’ka kthim mbrapa!

me besë në zemër, për liri zjarr hapa.”

Tri net pa gjumë, tri ditë betim,

çdo zë i tyre u bë kushtrim.

Një krah shqiponje, një flamur në prag,

Kulla nuk ra, as kur u përflak!

S’jemi veç fjalë, jemi amanet,

jeta për tokën, pa çmim, pa fletë.

Në çdo cep Kosove tingëllon si melodi:

“Jemi Prekazi që digjet për liri!”

Hej, hej, dëgjo jehonën,

nëpër male, përmbi zezonën.

Zëri i tyre kurrë s’ka për të pushuar,

kulla qëndron, zemra s’ka për t’u shuar!

Ej, ngrite dorën për Prekazin,

për flakën që ndezi gjithë Ballkanin!

Jasharajt s’janë veç histori,

janë gjaku që rrodhi për liri!

Kjo këngë s’ka fund, kjo këngë s’ka pritë,

Prekazi jemi ne, përjetë në këtë dritë.

VII

Në krah të shqipes, Prekaz përjetë…

Dëgjoje kushtrimin e vërtetë!

Prekazi, themelet prej gurit e gjakut,

Ademi në ballë, pa frikë prej gjakatarit.

Zgjoi tokën amtare, zjarrin e parë ndezi,

Kulla vigjëlonte, gjer në ag mëngjesi.

Hamza në krah, fjalëpak, syshqiponje,

Fëmijët si yje, dritë që s’harrohet.

Tri ditë, tri net, s’u lodh ai shpirt,

Kosova pa të, veç hije e trishtë.

“Ne jemi zëri që s’ndalet kurrë,

Prekazi gjallë në çdo flamur!”

Nga Drenica në çdo cep të botës,

Jasharajt marshojnë përpara Europës!

Shqipja fluturon prej pragut të kullës,

E thërret lirinë prej flakëve të luftës.

“S’ka kthim mbrapa, është yni betim,

N’Prekaz nis historia që s’ka mbarim.”

Kulla s’u përkul, gur mbi gur,

Amaneti shkruhet n’tokë me nur.

E kush harron, le t’i kthehet historisë,

Ku pushka flet, i betohen trimërisë.

VIII

I vranë, por s’vdiqën, si vdiset treguan

Dhe kombin nderuan, për popullin tonë ranë

– Liria s’ka çmim!- me zë të lartë thanë.

55 jetëra, 55 ëndrra, 55 dëshira, 55 shpresa

U këputën, ranë…. por s’u shuan

Për një qëllim, për një ideal të lartë sa një mal

Për një dashuri- për t’atdheut liri

55 shpirta, 55 zemra, 55 emra,

u shndërruan në qëndresë

Për atdheun- fortesë me dashuri dhe besë

Veç për një fole, veç për një atdhe

Veç për një Shqipëri-flamur kuq e zi.

Lugjet kur ushtuan, retë kur u errësuan

Stuhitë kur u tërbuan, si shqipe fluturuan

Ranë, por triumfuan, pavdekësinë fituan

N’flamur u lartësuan…

Shabani – luan; Ademi – kapedan

Zahidja- trimëreshë; Zarifja- sokoleshë

Hidajetja- shqiponjë; Valdetja- trime zonjë

Igballja –zëmadhja; Igballi- ballë mali

Djalë e shkuar djali….

Hamzai –azgani, lum që e pat vatani

Feridja -shqipe mali, plumbi dot s’e ndali

Selvetja qëndrestare, me zemër shqiptare

Afetja- atdhetare, Shqipe dykrenare

Besimi- dritë dielli; Liria- zog qielli

Blerimi i bekuar; Fatimja e lartësuar

Blerina- gjeraqina n’qiell me bubullima

Adilja- lastar; Fitimi- rreze ar

Kushtrimi 13-vjeçar, në zemër të kombit

Qëndrojnë LAPIDAR!….

Shqipen e deshët n’çerdhen e vet

N’këtë tokë amtare-shqiptarin mbret

Prekazi digjet, Komandanti flet

E dëgjon bota, tërë një planet:

-Shqiptari vdes për liri t’vet

Ej… dëgjo frymën e maleve,

Erdhi koha e halleve…

Se Prekazi nuk është thjesht veç vend,

Është zemra që rrah në çdo kuvend.

Prekaz përjetë… mos harro kush je vërtet…

Prekaz… përjetë… në gurë t’shkruhet emri vetë…

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Kur pena e Feti Zenelit frymon fllad Vjose dhe erë Buzi

Albert Z. ZHOLI; Kur pena e Feti Zenelit frymon fllad Vjose dhe erë Buzi

Para disa ditësh në Gjirokastër u promovuan tri libra të shkrimtarit Feti ZenelI: “Tafil Buzi, …