Në moshën 79 vjeçare ndërroi jetë drejtori i Radios-Kosova e Lirë, profesor, Ahmet Qeriqi

Në moshën 79 vjeçare ndërroi jetë drejtori i Radios-Kosova e Lirë, profesor, Ahmet Qeriqi

Sot, në moshën 79-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë e të gjatë, ndërroi jetë, drejtori i Radios-Kosova e Lirë, profesor, Ahmet Qeriqi. Varrimi,  bëhet në orën 15:00 në varrezat e Lagjes Qeriqi, në Krojmir të Drenicës.

Ahmet Qeriqi, ka lindur në Krojmir të Drenicës jugore më 24 dhjetor 1946, ishte një figurë e njohur e veprimtarisë kombëtare. Ai e përfundoi shkollën fillore në vendlindje dhe vijoi studimet në Medresenë “Alaudin” në Prishtinë. Pasi u arrestua dhe u dënua në vitin 1965 për propagandë armiqësore, ai u përjashtua nga shkolla dhe kaloi nëpër periudha të vështira, duke përfshirë shërbimin ushtarak dhe studimet universitare.

Ahmet Qeriqi ishte aktiv në veprimtari ilegale që nga vitet 1960, duke bashkëpunuar me figura të tjera të njohura të kohës, përfshirë formimin e Organizatës për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar. Ai mori pjesë në demonstratat e vitit 1981 dhe vuajti dënime të shumta për veprimtari politike dhe propagandë armiqësore, duke kaluar një periudhë të gjatë në burgje të ndryshme të Jugosllavisë.

Përveç angazhimeve politike dhe edukative, Ahmet Qeriqi kontribuoi në organizimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ku nga Shtabi i Përgjithshëm u caktua përgjegjës i Radio Kosova e Lirë dhe e udhëhoqi me përkushtim pas luftës e deri në ditën e vdekjes së tij.

Ahmet Qeriqi është autor i dhjetra veprave, qindra analizave, komenteve e shkrime të ndryshme.

Ahmet Qeriqi ndërroi jetë më 7 mars 2025, duke lënë pas një trashëgimi të madhe kombetare, letrare, publicisike, krijuese,..

Kontrolloni gjithashtu

Ramadan Rizani: Jeta dhe vepra e Ahmet Qeriqi

Jeta dhe vepra e Ahmet Qeriqi E premte, një lajm pikëllues ndërrim jete të bashkëfshatarit …