Autoritete të shumta po shprehin ngushëllime për ndarjen nga kjo jetë, të drejtorit të Radios Kosova e Lirë dhe Tv Diellit, Ahmet Qeriqin

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Ahmet Qeriqit, një nga themeluesit e Radios Kosova e Lirë. Ai ka kontribuar shumë gjatë luftës dhe pas saj, duke udhëhequr me përkushtim këtë institucion të rëndësishëm.

Përkushtimi i tij ndaj atdheut dhe popullit tonë do të kujtohet përjetësisht. Ngushëllime të sinqerta familjes Qeriqi dhe të gjithë atyre që e njohën. I paharruar qoftë kujtimi i tij.

 

 

Eprori i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,Sadik Halitjaha

Ngushllime familjes Qeriqi e të gjithë atyre që ndiejn dhimbje në gjithë Shqiptarin, për kolosin e madhë kombëtar çlirimtarin Ahmet Qeriqi!

Sot me 07 marsë 2025 ora 15 vorroset Ahmet Qeriqi në Krojmir në Fshatin e lindjes! Lavdi jetes dhe vepres të madhit-çlirimtarit baces Ahmet!

 

 

Aktivistja e njohur e çështjes kombëtare, Teuta Hadri

Sot , ka ikur nga toka e Kosovës që e deshi aq shumë e punoj tërë jetën me vlerat më të mira njerëzore e patriotike duke dhënë çdo gjë nga vetja e familja në interes të kombit!

Punoj deri ditët e fundit të jetës vetëm që të dëgjohet zëri i radios i Kosova e lirë!

Do ti mungoj shoqërisë sonë shumë!

Do përjetojmë një dhimbje një si shokë dhe një si njeri që do mungon në ecjen e rrugës së drejtë kombëtare.

 

Kryetari i Komunës së Rahovecit, luftëtari i lirisë, Smajl Latifi: EMRI I AHMET QERIQIT ËSHTË I LIDHUR ME HISTORINË E RE TË KOMBIT SHQIPTAR

Ahmet Qeriqi, njeriu i idealeve të mëdha kombëtare, u nda nga njerëzit e atdheu i tij. Kjo nuk është thjesht një vdekje e zakonshme. Ai përfaqësonte shpirtin e luftëtarit të paepur për çlirim e bashkim. Ahmet Qeriqi tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare, duke na lënë një trashëgimi të begatë. Autor librash e monografish për dëshmorët, kronist i kujdsshëm i rrugëtimit tonë për liri e bashkim dhe drejtues shumëvjeçar i radios atdhetare radio Kosova e Lirë. Gjithçka në jetë e bëri me dashuri të madhe për kombin shqiptar dhe për këto arsye humbja është e përbashkët. Sa herë të kujtohet lufta e UÇK-së dhe Radio Kosova e Lirë, do të kujtohet e nderohet emri i atdhetarit dhe profesorit, Ahmet Qeriqi.
Qoftë i përjetshëm kujtimi e nderimi për këtë burrë të shquar të kombit shqiptar!

Veprimtari, Ismet Sylejmani: AHMET QERIQI I PAVDEKSHËM

Ndarja nga jeta e Prof. Ahmet Qeriqit, është humbje e madhe!

Vendi i Tij do të mbetet përgjithmonë i zbrazët, nuk do të zevendësohet kurrë, do të mbetet i pazëvendësueshëm!

Prof. Ahmet Qeriqi ishte shqiptar i madh e veprimtar kombëtar i pandalshëm, ish-i burgosur politik e atdhetar i devotshëm, patriot e luftëtar çlirimtar i hekurt, sepse ishte i vetmi që vazhdoi të jetë Drejtor i një institucioni të cilin e pati themeluar UÇK-ja gjatë kohës së luftës çlirimtare!

Prof. Ahmet Qeriqi,

Kjo figurë e madhe e kombit tonë që ka mbyllur sytë përgjithmonë, meriton nderime të mëdha kombëtare e shtetërore, sepse në Radio që e drejtoi për 27 vjet, që nga 23 Korriku 1998 kur u caktua Drejtor nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, kurrë nuk u gjunjëzua e kurrë nuk e uli flamurin liridashës të kombit tonë e të Radios ”Kosova e Lirë”!

Lavdi e përjetshme Prof. Ahmet Qeriqit

 

 

Ismet Sylejmani,

Prishtinë, 7 Mars 2025!

Veprimtari, Osmani Osmani

Na paska lënë Baca Ahmet Qeriqi, njëri ndër veprimtarët e luftetarët atdhetar më të dalluar, të përkushtuar e përbashkues të epokës sonë të re. Prof. Ahmet Qeriqi me gjithë qenien e tij, i mbështetur fuqishëm parasëgjithash nga familja e tij e ngushtë, i mbeti besnik deri në fund të jetës së tij veprimtarisë, luftës dhe idealeve e aspiratave kombëtare e shoqërore shqiptare, duke përkujtuar e nderuar si është më së miri dhe meritueshëm gjithë veprimtarët dhe luftëtarët e çështjes dhe luftës çlirimtare.

Ngushëllime familjarëve, stafit të Radios-Kosova e Lirë dhe TV Dielli si dhe bashkëveprimtarëve e bashkëluftëtarëve!

 

 

Veprimtari, Sabit Gashi

Një jetë në sherbim të luftës për liri e përparim të popullit të tij. Asnjë sekondë pushim nuk bëre në këtë rrugë te nderit e lavdisë profesor i dashur Ahmet Qeriqi! Shembulli yt eshte udhërrëfimi për brezat se si luftohet e punohet per Atdhe! Qoftë i perjetshem kujtimi per profesorin Ahmet Qeriqi! Lavdi!

Kontrolloni gjithashtu

Elmije Plakiqi: Baci Ahmet, ti ike kur ende shumë i duhesh Kosovës, kur ende kishe shumë për t’i dhënë! Pse, pse, Bac…?

Ike Baca Ahmet, ike dhe shkove në amshim, duke lënë një boshllëk të madh tek …